“Dridhet” Mercedes CLA-ja, vjen BMW Seria 2 Gran Coupe

  • 16 October 2019 - 18:11
“Dridhet” Mercedes CLA-ja, vjen BMW Seria 2 Gran Coupe

Prodhuesi gjerman i veturave luksoze, BMW, e ka prezantuar modelin më të ri, atë të Serisë 2 Gran Coupe. Ky model qëndron mes modelit të vogël të Serisë 1 dhe modelit të famshëm të Serisë 3.

Vetura e re ka stil të dalluar dhe do të prodhohet edhe në versionin M235i me tërheqje me katër rrotat. Në Shtetet e Bashkuara, ky model do të ofrohet në dy versione: 228i xDrive dhe ai më i fuqishëm, M235i xDrive.

Image

Modeli 228i është i pajisur me motor prej 2.0 litrash me katër cilindra, i cili prodhon 228 kuaj fuqi. Shpejtësinë prej 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për vetëm 6 sekonda.

Edhe modeli M235i ka motor dylitërsh, por ai ka fuqi prej 301 kuaj fuqish, ndërsa shpejtësinë prej 0 deri në 100 kilometra e arrin për vetëm 4.7 sekonda.

Të dyja modelet kanë ndërrues automatik të shpejtësive me tetë shpejtësi.

Prodhimi i këtyre modeleve do të fillojë muajin e ardhshëm, ndërsa pritet që veturat të dalin në shitje në pjesën e parë të vitit 2020. Kompania ende nuk i ka publikuar të dhënat për çmimin e saj.

Ky model pritet të jetë konkurrent serioz në treg i modeleve të rivalëve, Mercedes-Benz CLA dhe Audi A3 Sedan, shkruan “Motor1”.

(Kosova Sot Online)