Audi RS Q8 thyen rekordin e Mercedes-AMG GLC 63 S në Nurburgring

  • 07 November 2019 - 08:50
Audi RS Q8 thyen rekordin e Mercedes-AMG GLC 63 S në Nurburgring

RS Q8 është njëra nga modelet më të fuqishme të Audi-së, e cila pritet të ketë së shpejti premierën botërore.

Këtë të martë ky model është testuar në pistën e famshme gjermane të Nurburgringut, e cila është e gjatë 20,8 kilometra.

Këtë pistë RS Q8 e ka kaluar për 7:42:253 minuta, kështu duke shënuar rekord të ri në kategorinë e SUV-ëve serik.

Rekordin e mëparshëm e ka mbajtur Mercedes-AMG GLC 63 S.

RS Q8 ka motor 4.0-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 600 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3,8 sekonda dhe atë maksimale deri në 305 km/h.

(Kosova Sot Online)