A jeni gati: Twitter me një opsion të ri

  • 11 November 2019 - 17:36
A jeni gati: Twitter me një opsion të ri

Mënyra e përdorimit të Twitter së shpejti do të ndryshojë plotësisht.

Kompania po fillon të prezantojë opsionin e saj më të fundit i krijuar për t’a bërë Twitter një rrjet social më miqësor për përdoruesit e tij, duke ofruar mundësinë për të ndjekur llogari individuale dhe postime të fushave specifike.

Më herët këtë vit, Twitter deklaroi se ishte duke punuar në këtë opsion. Tani është gati të përdoret për të gjithë përdoruesit. Sipas raportimeve, ky opsion do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Twitter në 13 nëntor.

Twitter do të fillojë të ofrojë rreth 300 tema të fushave të ndryshme, të cilat përfshijnë sportet, argëtimet dhe lojrat. Kur vendosni të ndiqni një fushë të caktuar, Twitter më pas do të sugjerojë ‘tweet’ nga llogaritë përkatëse në llogarinë tuaj, në mënyrë që t’ju japë një pamje më të gjerë të kësaj teme, si përshembull një ekip specifik sportiv.

Për Twitter, kjo risi është pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar bisedat në platformë. Duke e bërë më të lehtë për njerëzit që të ndjekin interesat e tyre, biseda më të mira do të pasojnë. Gjithashtu, ky ndryshim do të trajtojë një nga problemet më të gjata të Twitter, faktin që për vite me rradhë në këtë platformë nuk dihej se për çfarë flasin postimet dhe për kë janë.

Ende nuk dihet me siguri nëse opsioni që do të ndihmojë të ndiqni fushat në të cilat jani të interesuar do ta bëjë përdorimin e platformës më dinamike. Twitter është përpjekur t’i zgjidhë këto probleme më parë me opsionin ‘Moments’ dhe më vonë me shtimin e seksionit “Explore”. Opsioni i ri do t’i prezantojë përdoruesit e Twitter me një numër llogarish të reja që ata nuk i ndjekin.

(Kosova Sot Online)