E ardhmja e makinave elektrike ndodhet në fund të detit

  • 18 nëntor 2019 - 08:44
E ardhmja e makinave elektrike ndodhet në fund të detit

Makinat elektrike duket se do të mbështeten në burime të tjera për sa i përket ndërtimit të baterive të tyre.

Aktualisht ato bazohen në lëndën e litiumit por nxjerrja e saj ka sjellë shumë pasoja negative për tokat dhe popullsitë të cilat jetojnë afër këtyre vendeve.

 Duket se burimi alternative që do të përdoret janë mineralet dhe metalet në fund të detit.

 Kryesisht kobalti dhe metale të tjera të nxjerra nga fundi i detit janë esenciale në prodhimin e baterive.

Inxhinieri Laurens de Jonge po drejton një projekt europian deklaron se këto material janë të nevojshme për të ardhmen e makinave elektrike.

Vetëm 15 km larg bregdetit të Malagas në Spanjë ai ka kryer testin e parë të nxjerrjes së metaleve.

Nëpërmjet një makinerie gërryese u zhyt në fund të detit dhe të gjithë procesin e ka regjistruar në kamera.

De Jonge shpresh se është vetëm fillimi it ë gjithë procesit por shpreson se do të rezultojë një sukses.

(Kosova Sot Online)