Loja online “Star Wars Jedi: Fallen Order” thyen gati të gjitha rekordet

  • 01 dhjetor 2019 - 17:44
Loja online “Star Wars Jedi: Fallen Order” thyen gati të gjitha rekordet

Më pak se një muaj pas lansimit, EA theksoi se Star Wars Jedi: Fallen Order ka rezultuar një iniciativë e suksesshme. Edhe pse nuk janë publikuar shifrat konkrete, është theksuar se loja është shitur në më shumë kopje digjitale se çdo lojë tjetër Star Wars gjatë dy javëve të para të lansimit, raporton Engadget.

EA gjithashtu thekson që Fallen Order paraqet lansimin më të mirë në PC krahasuar me cilëndo lojë tjetër Star Wars.

Kjo u ndikua ndjeshëm nga lansimi i lojës përmes platformës Steam, e cila aktualisht paraqet tregun më të madh të lojërave PC.

Përveç kësaj, rezultatet e lojës Star Wars Jedi: Fallen Order tregojnë se titulli nuk ka nevojë të jetë lojë “live service” në mënyrë që të jetë e suksesshme financiarisht, dhe as për arritje të suksesit nuk nevojiten mikrotransaksione.

Tani për tani nuk është e mundur të përcaktohet nëse suksesi fillestar i lojës së lartpërmendur është meritë e EA apo ndryshim në të gjithë industrinë gaming dhe nëse ky trend do të vazhdojë.


(Kosova Sot Online)