Ford shet një Focus çdo 135 sekonda në Evropë

  • 05 December 2019 - 08:46
Ford shet një Focus çdo 135 sekonda në Evropë

Natyrisht bëhet fjalë për tregun në Evropë ku Ford ka shumë arsye për të qenë i lumtur për Focus.

Me gjithë zgjerimin e crossovers dhe SUV-ve dhe përqendrimit të Fordit në vetëm këtë segment, gjigandi amerikan po regjistron rezultate të shkëlqyera në segmentin e hatcback.

Natyrisht bëhet fjalë për tregun në Evropë ku Ford ka shumë arsye për të qenë i lumtur për Focus.

Në fakt, Ford ka njoftuar se shitjet e Focus në 20 vendet kryesore evropiane kanë shkuar më së miri gjatë katër vjetëve të fundit, ku çdo 135 sekonda shet nga një model të tillë, transmeton KosovaPress.

Ford prezantoi gjeneratën e katërt të Focus një vit e gjysmë më parë, dhe ndërkohë ka shitur 250,000 kopje të këtij modeli në "Kontinentin e Vjetër". Në total, pasi Focus në Evropë zëvendësoi Escortin e famshëm në 1998, Ford ka shitur më shumë se 7,000,000 njësi.

Një nga arsyet kryesore për shitjet e shkëlqyera të Focus është aftësia për të zgjedhur midis formave të shumta trupore dhe opsioneve të shumta të motorit. Ford do të zgjerojë më tej ofertat e tij me një version hibrid vitin e ardhshëm, i ndjekur nga modelet sportive me etiketën RS.

(Kosova Sot Online)