WhatsApp nuk do të punojë në këta telefona pas 31 dhjetorit 2019

  • 10 December 2019 - 08:48
WhatsApp nuk do të punojë në këta telefona pas 31 dhjetorit 2019

WhatsApp do të ndalojë së punuari në miliona telefona brenda dy muajve të ardhshëm, pasi kompania do të tërheqë shërbimin e tyre për disa platforma të vjetra celularësh.

Nga 1 shkurti 2020, çdo iPhone që funksionon me sistemin iOS 8 ose më i vjetër nuk do të mbështetet më, së bashku me çdo pajisje Android që ekzekuton versionin 2.3.7 ose më të vjetër.

Përdoruesit e këtyre sistemeve operative, tashmë nuk janë në gjendje të krijojnë llogari të reja WhatsApp ose të verifikojnë përsëri llogaritë ekzistuese.

Për më tepër, WhatsApp gjithashtu po tërheq mbështetjen për të gjithë telefonat e Windows nga 31 dhjetori 2019.

(Kosova Sot Online)