Miliona të dhëna të përdoruesve të Facebook, ekspozohen në internet

  • 20 December 2019 - 08:22
Miliona të dhëna të përdoruesve të Facebook, ekspozohen në internet

Më shumë se 267 milion të dhëna personale të përdoruesve të Facebook, janë ekspozuar në një bazë të dhënash të pasigurt, ku çdokush mund të hynte aty.

Studiesi i sigurisë, Bob Diachenko e zbuloi këtë gjë më 14 dhjetor. Sipas tij, baza e të dhënave nuk u mbrojt me fjalëkalim apo dicka tjetër.

Tani qasja në bazën e të dhënave u hoq, por informacionet kishin qenë të hapura për gati dy javë.

Gabimet e fundit të intimitetit të Facebook shtojnë pyetje nëse kompania po bën mjaftueshëm për ti mbrojtur të dhënat e përdoruesve të saj.

Por është e rëndësishme gjithashtu që përdoruesit të jenë të kujdesshëm në lidhje me informacionet që ata bëjnë publike në rrjetet sociale.

Një zëdhënës i Facebook tha në një deklaratë se kompania po e shqyrton këtë çështje.

(Kosova Sot Online)