Facebook dhe Instagram marrin vendimin drastik për cigaret elektronike, ja çfarë pritet vitin e ardhshëm  

  • 20 December 2019 - 19:14
Facebook dhe Instagram marrin vendimin drastik për cigaret elektronike, ja çfarë pritet vitin e ardhshëm  

“Ndikuesit e mediave sociale, që tregtojnë produkte elektronike të cigareve do të ndalohen nga Facebook dhe Instagram”, kështu kanë deklaruar kompanitë ditën e djeshme, e mërkurë 19 dhjetor 2019.

Instagram tha që zbatimi global i politikës së re do të fillojë “në javët e ardhshme” dhe pronari i Facebook tha se politika e saj do të fillojë vitin e  ardhshëm, raportoi CBS News.

Reklamimi i produkteve të cigareve tashmë është i ndaluar në të dyja platformat.

“Me politikën e duhur, Facebook dhe Instagram janë të pozicionuar në mënyrë unike për të ndërprerë pikën më të lehtë të hyrjes së Big Tobacco për fëmijët dhe të rinjtë në mbarë botën”, tha Mattheë Myers, president i fushatës për fëmijët pa duhan, në një prononcim për CBS MoneyWatch.

(Kosova Sot Online)