Përcillni mesazhet e dyshimta: Të dhënat e Facebook përfunduan në Dark Web

  • 23 December 2019 - 08:18
Përcillni mesazhet e dyshimta: Të dhënat e Facebook përfunduan në Dark Web

Një mënyrë tjetër për të arritur te të dhënat mund të jetë përmes një procesi të paligjshëm të quajtur "scraping", i cili përfshin botët (robotë automatik) që ‘përpunojnë’ dhe kopjojnë informacionin.

Baza e të dhënave të dyshimta përmban dokumente personale, numra telefoni dhe emra të plotë të 267 milionë përdoruesve të rrjetit, shumica prej tyre nga Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa nuk është ende e qartë se si kanë rrjedhë informacionet private, ekspertët spekulojnë se baza e të dhënave është bërë nga një proces i paligjshëm i quajtur "scraping" – botët e automatizuar kanë kopjuar informacionin publik nga profilet e Facebook.

Qasja në bazën e të dhënave ka qenë hequr, megjithatë ajo ishte publike për dy javë para se të zbulohej, transmeton KosovaPress.

Rrjedhja e të dhënave private u zbulua nga një firmë e sigurisë në internet në partneritet me hetuesin e sigurisë Bob Diachenko.

"Diachenko beson që mbledhja e të dhënave ka shumë të ngjarë rezultat i një operacioni të paligjshëm për të fshirë ose keqpërdorur rrjetin API të Facebook nga kriminelët e Vietnamit," tha Paul Bischof nga Compaitec, një kompani e përfshirë në veprim.

Menjëherë pasi u zbuluan informacionet, Diachenko kontaktoi autoritetet përkatëse për të hequr bazat e të dhënave.

Sipas të dhënave të disponueshme për hetuesit, baza e të dhënave u ekspozua së pari më 4 dhjetor dhe nuk u mbyll deri më 19 dhjetor.

Kishte 267 milionë e 140 mijë e 436 të dhëna private në dispozicion të përdoruesve që jetojnë kryesisht në SHBA, dhe Diachenko tha se të gjitha këto të dhëna dukej se ishin të sakta.

Ekspertët nuk janë të sigurt se si informacioni rrodhi në internet. Mundësia e parë është që hakerët vodhën informacione nga rrjeti i Facebook para se kompania vitin e kaluar të pamundësonte qasjen në numrat e telefonit të përdoruesve.

Diachenko vëren se faqja e Facebook mund të ketë një vrimë në sistemin e sigurisë që do të lejonte kriminelët të hynin në informacionin privat të përdoruesve edhe pasi qasja në atë informacion ishte çaktivizuar.

Një mënyrë tjetër për të arritur te të dhënat mund të jetë përmes një procesi të paligjshëm të quajtur "scraping", i cili përfshin botët (robotë automatik) që ‘përpunojnë’ dhe kopjojnë informacionin.

"Një bazë e dhënash e tillë e madhe mund të përdoret për të dërguar spam në biznese, veçanërisht përmes SMS," thotë Bischoff, dhe këshillon përdoruesit e Facebook që t'i kushtojnë vëmendje mesazheve të dyshimta.

“Edhe nëse dërguesi e di emrin tuaj ose disa informacione themelore për ju, tregohuni skeptikë kur bëhet fjalë për ndonjë mesazh të papritur”, këshillon Bischoff.

(Kosova Sot Online)