Afro një milion euro pritet të shitet në ankand, një Chevrolet Camaro i punuar në mënyrë unike

  • 19 January 2020 - 09:05
Afro një milion euro pritet të shitet në ankand, një Chevrolet Camaro i punuar në mënyrë unike

Zakonisht një Chevrolet Camaro kushton rreth 25 mijë euro, mirëpo ky është shumë më i veçantë dhe pritet të shitet për një çmim shumë më të shtrenjtë.

John Force është fituesi që fitoi 16 herë në National Rod Hot Association, që ka punuar në mënyrë unike në një COPO Chevrolet Camaro.

I vetmi Chamaro që ka këtë formë, mbanë edhe autografin e dizajnerit, i cili bëri që modeli të ketë linja shumë ndryshe.

Derisa nuancat e ngjyrave të përdorura, janë të vetmet që i ka përdorur Force dhe nuk janë aplikuar edhe në vetura tjera.

Veturën COPO Chevrolet Camaro Jahn Force Edition, për herë të parë e kemi parë në SEMA Show, ndërsa së shpejti pritet të del në ankand.

Në këtë ankand, paratë e të cilën do të shkojnë për bamirësi, ky Chevrolet Camaro pritet t’i mbledhë afro një milion euro.

(Kosova Sot Online)