Shqetësimet për sigurinë, kryeministri britanik shpjegon vendimin për Huawei’n

  • 30 January 2020 - 08:27
Shqetësimet për sigurinë, kryeministri britanik shpjegon vendimin për Huawei’n

Zëdhënësi i kryeministrit britanik Boris Johnson tha të mërkurën se vendimi i Londrës për të lejuar kompaninë kineze Huawei të ketë një rol në rrjetet e saj 5G nuk ndikon në aftësinë e vendit për të ndarë të dhënat e inteligjencës pa dëmtuar sigurinë.

Vendimi i Britanisë për të lejuar kompaninë kineze ta ndihmojë në ndërtimin e rrjetit celular të gjeneratës së re, shënon një goditje ndaj fushatës amerikane për ta bojkotuar gjigantin kinez të pajisjeve të telekomit.

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo, i cili arrin të mërkurën mbrëma në Londër, tha se informacionet amerikane të zbulimit do të lejohen të kalojnë vetëm përmes rrjeteve të besueshme.

Uashingtoni vazhdon të bëjë fushatë kundër kompanisë “Huawei” prej më shumë se një viti, duke e vënë theksin tek shqetësimet që lidhen me sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet e kësaj kompanie me Partinë Komuniste Kineze.

(Kosova Sot Online)