Samsung prezanton telefonin me ekran palosës Galaxy Z Flip

  • 11 shkurt 2020 - 08:42
Samsung prezanton telefonin me ekran palosës Galaxy Z Flip

Kompania Samsung ka prezantuar telefonin me ekran palosës dhe atë dy ditë para se zyrtarisht pritet të prezantohet.

Bëhet fjalë për Galaxy Z Flip, që besohet se ka ekran palosës prej 6.7 inç dhe ka një xham tejet të hollë dhe që u zbulua gjatë ceremonisë së Academy Awards.

Reklama tregon telefonin që është i disponueshëm me ngjyrë të zezë dhe purpurtë, duke realizuar video thirrje në formatin gjysmë të hapur.

Dizajni i telefonit të ri ka për qëllim ta rikthej në kujtesë telefonin e prodhuar në fillim të vitit 2000, përfshirë këtu edhe S500 dhe T609.

Detaje tjera për telefonin që bëri bujë në opinion pritet të zbulohen nesër kur edhe do të bëhet prezantimi zyrtar.

(Kosova Sot Online)