Ndryshimet klimatike nxitin avancimin e teknologjisë, këto do jenë shtëpitë “lundruese” të së ardhmes

  • 18 February 2020 - 17:18
Ndryshimet klimatike nxitin avancimin e teknologjisë, këto do jenë shtëpitë “lundruese” të së ardhmes

Nëse tendenca nuk ndryshon, rritja e nivelit të deteve nuk do të jetë vetëm një pasojë e mundshme dhe e largët e ndryshimeve klimatike. Do të jetë një emergjencë reale për të cilën bota e projektimit ka filluar që tani të kërkojë përgjigje dhe alternativa.
Arkitekti polak, Vojciec Morsztyn, ka projektuar ato që i ka quajtur komunitetet e tij oqeanike që do të bëhen zgjerimet natyrale të qyteteve tona bregdetare.

Në 10 apo 15 vitet e ardhshme, shpjegon ai, niveli i deteve mund të zhdukë qytete të tëra. “Komuniteti im oqeanik, krijon njësi lundruese detare që transformohen në hapësira banimi”, tha ai. Vojciec Morsztyn, falë projektit të tij, ka fituar edhe një çmim prestigjioz dhe është bërë i njohur në nivel global. Ideja e tij, ndonëse për shumëkënd mund të duket futuristike, mund të fillojë shpejt të aplikohet, duke parë se pasojat e ngrohjes globale po bëhen gjithnjë e më të dukshme, me akullnaja të lashta që shkrihen dhe temperaturat që vazhdojnë të rriten vit pas viti.

(Kosova Sot Online)