BMW paralajmëron konceptin e ri sportiv i4

  • 26 February 2020 - 09:20
BMW paralajmëron konceptin e ri sportiv i4

BMW Concept i4 elektrik do të shfaqet për herë të parë më 3 mars në Gjenevë.

Gran Coupe nga BMW, i cili do të jetë plotësisht makinë elektrike, do të prezantohet brenda pak ditësh, njoftoi të martën BMW.

Concept i4 duhet të duket modern, elegant dhe sportiv njoftoi BMW.

Katër dyer dhe asnjë emetim lokal, thuhet në njoftimin e BMW. Dizajni është dinamik, i qartë dhe elegant.

BMW planifikon të ndërtojë automjetin i4 në Mynih dhe ai duhet të dalë në treg në vitin 2021, raporton Motor1.com.

Vetë BMW deri më tani nuk ka njoftuar detaje të mëtejshme.

BMW po lëshon iX3 këtë vit. Motori elektrik ka një prodhim maksimal prej 200 kW (270 hp). Bateria e kësaj makine me një kapacitet rreth 70 kWh mundëson një gamë elektrike më shumë se 400 kilometra. Fuqia e karikimit duhet të jetë deri në 150 kW.

(Kosova Sot Online)