LG V60 ThinQ 5G lansohet zyrtarisht me ekran të dyfishtë

  • 27 shkurt 2020 - 08:36
LG V60 ThinQ 5G lansohet zyrtarisht me ekran të dyfishtë

Këta numra janë identikë në rastin e ekranit të dyfishtë, me shtimin e një ekrani Mono 2.1 inç në pjesën e jashtme, për njoftime.

LG kanë qenë të qëndrueshëm në shtytjen e aksesorit Dual Screen për mjaft kohë, pasi prodhuesi Korean nuk ka ende pajisje të palosshme.

Tani, LG e bëri zyrtar V60 ThinQ 5G me ekran të dyfishtë.

Me një estetikë të rafinuar dhe 5G, lidhje të përmirësuar audio, video dhe foto dhe përvoja të azhurnuara të softuerit, LG V60 ThinQ 5G i ri është krijuar për një mënyrë jetese të lëvizshme dhe me qëllim për të maksimizuar produktivitetin dhe argëtimin.

Telefoni vjen me një ekran të madh 6.8 inç P-OLED me raport 20,5: 9 dhe rezolucion FHD + me 2,460×1,080 pikselë dhe 395ppi.

Këta numra janë identikë në rastin e ekranit të dyfishtë, me shtimin e një ekrani Mono 2.1 inç në pjesën e jashtme, për njoftime.

Snapdragon 865 fuqizon gjithçka, shoqëruar me 8 GB RAM dhe 128 GB hapësirë të zgjerueshme.

Bateria ka kapacitet prej 5,000 mAh. Sistemi i kamerave përbëhet nga kamerat me 64MP, 13MP dhe kamera selfie prej 10MP.

(Kosova Sot Online)