Toyota mund të ketë plane shumë speciale për modelin Supra

  • 27 February 2020 - 22:51
Toyota mund të ketë plane shumë speciale për modelin Supra

Më nuk është sekret, se Toyota është përqendruar shumë te modeli i rikthyer Supra.

Divizioni TRD që merret me fuqizimin e veturave, deri më tani ka punuar në Tacoma, 4Runner dhe Tundra për të gjitha terrenet.

Gjatë javës së kaluar, i njëjti divizion ka aplikuar për një patentë, që përfshinë fuqizime të ndryshme në makinë, që pritet të shihen në një Supra të re shumë më speciale.

Si pjesë e planeve të reja, modelit Supra do t’i ndryshohet platforma gjë që do të ndikojë në rritjen e pezullimit dhe aerodinamikës, që ndikon në rritjen e përshpejtimit.

Brenda Toyota Supra të përditësuar për vitin që vjen, është motori me 3.0 litra nga BMW, që prodhon 355 kuaj fuqi, ndërsa me ndryshimet e reja, mund të jetë edhe më e fuqishme.

Rrethanat e krijuara, lënë në kuptohet se Toyota që vazhdimisht po interesohet në rritjen e përformancës së veturave, derisa modelin Supra po e veçon gjithnjë e më shumë, do të bëjë që kjo veturë të vijë me mundësi shtesë shumë më të mira.

(Kosova Sot Online)