Samsung prezantoi ekranet OLED, të dizajnuar për telefona 5G

  • 27 February 2020 - 23:19
Samsung prezantoi ekranet OLED, të dizajnuar për telefona 5G

Samsung Display, krahu prodhues i ekraneve të Samsung, njoftoi sot ekranin e ri OLED të ndërtuar për telefonat inteligjentë me 5G.

Kompania pretendon se oferta e saj e re ka emetim më të ulët të dritës blu dhe më pak konsum të energjisë.

Ekrani i fundit OLED i firmës së Koresë së Jugut përmban certifikimin e kujdesit ndaj syrit, nga një organizatë zvicerane e inspektimit dhe testimit.

Në testet e saj, SGS zbuloi se paneli i ri OLED nga Samsung Display lëshon 6.5% dritë blu.

Në të kundërt, ekrani i telefonit inteligjent OLED i kompanisë i lëshuar në vitin 2019 kishte emetim drite blu 7,5%.

(Kosova Sot Online)