Kompania e makinave planifikon të prodhojë teknologji që dallon kur shoferin e zë gjumi

  • 28 February 2020 - 12:25
Kompania e makinave planifikon të prodhojë teknologji që dallon kur shoferin e zë gjumi

Një prodhues makinash po eksperimenton me teknologjinë për të studiuar sytë dhe lëvizjet e kokës së shoferit për të zbuluar nëse ai po fle.

Skuadra e SEAT’s Xplora kërkon shpesh për kompani inovative që zhvillojnë teknologjinë në makina dhe tashmë është bashkuar me kompaninë ‘Eyesight Technologies’.

Kjo kompani përdor vizion shumë të zhvilluar kompjuterik dhe inteligjencë artificiale për të përmirësuar sigurinë rrugore.

Firma me bazë në Tel-Aviv ka zhvilluar algoritma që analizojnë sa të hapur janë sytë e shoferit, këndi i shikimit, ritmi i pulitjes së syrit dhe pozicioni i kokës. Në rast se ai kupton që shoferin është duke e zënë gjumi apo është i shpërqëndruar nga telefoni, aktivizon një sinjal.

Teknologjia gjithashtu e njeh shoferin nga udhëtimet e mëparshme dhe përshtat pasqyrat, sediljen, temperaturën dhe elementë të tjerë, sipas preferencës së tij.

Stefan Ilijeviç, drejtor i SEAT, thotë: “Në total më shumë se 90% e aksidenteve rrugore në Europë shkaktohen nga faktori njerëzor. Ne po punojmë për t’i parandaluar ato.”

(Kosova Sot Online)