Facebook Messenger merr dizajn të ri

  • 01 March 2020 - 08:43
Facebook Messenger merr dizajn të ri

Me kalimin e viteve, aplikacionet azhurnohen me veçori të reja dhe ndryshime dhe përmirësime të dizajnit.

Sidoqoftë, kjo nuk është gjithmonë domosdoshmërisht mirë, sepse ajo që dikur ishte një aplikacion i thjeshtë, përfundimisht mund të ndërrohet shumë për qëllimin e synuar.

Fatmirësisht, Facebook po kërkon të thjeshtësoj aplikacionin e tyre Messenger.

Aplikacioni i krijuar për të ndihmuar përdoruesit të komunikojnë me njëri-tjetrin, do t’i nënshtrohet një ridizajnimi të vogël në të cilin Facebook do të heqë dhe demotojë veçori të caktuara për të ndihmuar në thjeshtimin e përvojës së përgjithshme të përdoruesit.

Një nga ato ndryshime është heqja e sektorit Discover, ndërsa veçoritë e tjera si Lojërat e çastit dhe Transporti janë hequr nga sektorët e shërbimeve.

Facebook nuk përmendi pse saktësisht ata po bëjnë ndryshimet që po bëjnë, por është spekuluar se kjo mund të bëhet për të ndihmuar në optimizimin e aplikacionit dhe ta bëj atë më të thjeshtë dhe më të shpejtë për t’u përdorur.

(Kosova Sot Online)