Apple mund t’ju detyrohet 25 dollarë në qoftë se keni një iPhone të vjetër e të ngadaltë

  • 03 March 2020 - 17:10
Apple mund t’ju detyrohet 25 dollarë në qoftë se keni një iPhone të vjetër e të ngadaltë

Apple do të paguajë deri në 500 milionë dollarë për ta zgjidhur me marrëveshje procesin gjyqësor ku aku zohet për ngadalësimin e modeleve të vjetra të iPhoneve për t`i shtyrë blerësit të marrin të reja. Ujdia e propozuar kërkon që gjiganti të teknologjisë t`i paguajë zotëruesve të disa modeleve të vjetra iPhone-i 25 dollarë. Në 2017-tën, Apple e pat pranuar ngadalësimin e performancës së pajisjeve më të hershme të saj, me pretekstin se këtë e bënte për “ti zgjatur atyre jetën”, dhe jo siç pretendojnë kritikët për t`I shtyrë të shpenzojnë duke blerë telefon të rinj.

Për këtë gjë, Apple u gjo bit disa kohë më parë me 25 milionë euro nga autoriteti francez i mbikqyrjes, DGCRF, i cili argumentonte se klientët nuk ishin paralajmëruar për kompromentimin e celularëve të tyre me anë të përditësimit rutinë të programeve. Shqetësime kishte edhe për hi le me bateritë e iPhonëve të vjetër. Drejtuesit e Apple u mbrojtën duke thënë se performance e tyre, binte me kohën. Por shumë konsiderojnë se kjo ishte thjesht prova që e gjithë kjo situatë ka qenë e planifikuar nga kompania. Marrëveshja e fundit, e cila pritet ta marrë dritën jeshile të gjykatës në 3 prill, i vë kapakun një bet eje ligjore që ka zgjatur për më shumë se dy vjet. Përdoruesit e iPhonëve në SHBA mund të paraqesin pretendimet e tyre për kompensim nëse kanë një iPhone 6, 6 Plus, 6S, 6S Plus, 7, 7 Plus apo pajisje SE të blerë përpara 21 dhjetorit 2017.


(Kosova Sot Online)