Para se të blini ndonjë pajisje për telefon, duhet t’i dini këto veçori për ta bërë dallimin mes atyre origjinale dhe fallso

  • 07 March 2020 - 08:34
Para se të blini ndonjë pajisje për telefon, duhet t’i dini këto veçori për ta bërë dallimin mes atyre origjinale dhe fallso

Markat e njohura botërore që kanë arritur të depërtojnë në treg, për shkak të produkteve dhe cilësisë së tyre shpesh hasin në vështirësi nga kompani të papërgjegjshme që në “kurriz” të tyre tentojnë të përfitojnë shuma të majme të parave – duke tentuar t’ua kopjojnë produktet, madje me raste ato janë aq identike në pamje, sa që vështirë se mund të dallohen nga ato origjinale.

Më poshtë ju sjellim disa këshilla nga Bright Side, që do t’ju ndihmojnë të dalloni produktet origjinale të Samsung apo Apple më saktësisht të iPhone nga ato fallso, para se të vendosni të blini diçka.

Në anën e majtë është pajisja origjinale, në të djathtë ajo fallco

Prodhuesit serioz i kushtojnë rëndësi të madhe edhe paketimit të produkteve, madje mendojnë për çdo detaj të vogël vetëm dhe vetëm që blerësit të ndahen të kënaqur me atë që kanë blerë.

Fotografitë e publikuara më poshtë pa dyshim se do t’ju ndihmojnë që në ardhmen të mos gaboni nëse tashmë e keni bërë një gjë të tillë, se për çfarë bëhet fjalë shikoni fotogalerinë e postuar.

(Kosova Sot Online)