Apple merr gjobën rekord prej 1.1 miliardë euro, ja për çfarë akuzohet gjiganti i teknologjisë

  • 17 March 2020 - 17:14
Apple merr gjobën rekord prej 1.1 miliardë euro, ja për çfarë akuzohet gjiganti i teknologjisë

Autoriteti i konkurrencës në Francë i ka vendosur një gjobë rekord prej 1.1 miliardë eurosh gjigantit të teknologjisë Apple për ato që janë konsideruar si praktika anti-konkurruese të përdorura nga kompania.

Kjo është gjoba më e madhe e vendosur ndonjëherë nga rregullatori francez.

Firma dhe dy dyqanet e saj me shumicë në Francë raportohet se kishin bërë një marrëveshje të padrejtë për të kontrolluar çmimet.

Hetimi filloi në vitin 2012, pas një ankese nga eBizcuss, që shet produkte Apple.

“Apple në mënyrë abuzive shfrytëzoi varësinë ekonomike të këtyre shitësve dhe i vendosi kushte të padrejta ekonomike,”- tha shefi i autoritetit Isabelle de Silva.

Kompania teknologjike tha se nuk bie dakort me vendimin dhe do ta apelojë.


(Kosova Sot Online)