Toyota ka një vlerësim të aksioneve në treg

  • 31 March 2020 - 17:07
Toyota ka një vlerësim të aksioneve në treg

Çmimi i aksioneve të Teslas, me shef ekzekutiv Elon Musk, është dyfishuar që nga tetori kur firma raportoi një fitim të rrallë për 3 muaj.

Aksionet u rritën 4% të mërkurën, duke u bërë prodhuesi i dytë më me vlerë pas Toyota.

Toyota ka një vlerësim të aksioneve në treg më shumë se 230 miliardë dollarë.

Disa analistë thonë se rritja e çmimit pasqyron performancën e Tesla në muajt e fundit, gjatë së cilës ka hapur një fabrikë në Shanghai dhe përmbushi qëllimet e saj të prodhimit.

Këtë muaj, Tesla tha se shiti më shumë se 367.500 vetura vitin e kaluar, 50% më shumë se 2018.

Investitorët presin që fabrika e re të veprojë si një trampolinë që do ta lejojë atë të kapë më shumë tregun kinez.

Pavarësisht rritjes, shitjet e Teslas mbeten të vogla në krahasim me ato të konkurrentëve të saj.

Volkswagen shiti pothuajse 11 milion automjete vitin e kaluar, ndërsa Toyota më shumë se 9 milion në 11 muajt e parë të 2019.

(Kosova Sot Online)