Tani, biseda në Instagram edhe në kompjuter

  • 13 April 2020 - 15:15
Tani, biseda në Instagram edhe në kompjuter

Instagram po e bën edhe më të lehtë për të dërguar mesazhe direkte.

Kompania ka konfirmuar të premten se tani do të mund të bëni bisedë në Instagram edhe në kompjuter, e kjo ka nisur nga sot në ora 10:00, shkruan The Verge.

Një gjë të tillë Instagram ka qenë duke e testuar me një grup të vogël të përdoruesve që nga janari, dhe tani ka filluar në nivel global,.

E gjithashtu ka bërë ndryshime duke ia bashkuar një tabelë me emotikonë, dhe e ka shtuar një galeri për të parë bashkuar fotot dhe videot.

Shfletuesit kanë rëndësi posaçërisht për personat që e përdorin gjatë gjithë kohës Instagramin, si reporterët, ndikuesit apo menaxherët e rrjeteve sociale.

Kjo është mënyra më e lehtë për të komunikuar privatisht në këtë platformë, në veçanti për personat që duhet t’iu përgjigjen qindra mesazheve çdo ditë.

(Kosova Sot Online)