Facebook hyn në biznesin e operatorëve celularë
Facebook bleu ditën e Mërkure 9.99% të aksioneve të Jio Platforms, gjiganti Indian i telekomunikacionit në pronësi të miliarderit Indian Mukesh Ambani.
Jio është një filial i Reliance Industries dhe ka pushtuar thuajse të gjithë tregun e telekomunikacionit në Indi me çmime agresive.
Në shkëmbim të 5.77 miliardë dollarëve, Facebook fiton një karrige në bordin e Jio. Operatori celular në fjalë filloi të ofronte shërbime 4G në 2015-ën përmes një kombinimi çmimesh të ulëta dhe blerjes së spektra frekuencorë.
Por dominimi i Jio kishte një kosto. Kompania ndërtoi një borxh prej 5 miliardë dollarësh.
Por nuk është thjeshtë një operator celular sepse ofron internet në shtëpi, Wi-Fi, big data, cloud dhe IA. Interesi i Facebook është të zgjerojë platformën e rrjetit social dhe India ka qenë gjithnjë prioritet i Facebook.
(Kosova Sot Online)