A e kemi kaluar kulmin e dezinformimit viral të WhatsApp?

  • 28 April 2020 - 22:05
A e kemi kaluar kulmin e dezinformimit viral të WhatsApp?

WhatsApp ka qenë faktor kyç për përhapjen e dezinformatave gjatë pandemisë.

Njerëzit u kanë përcjellë këshilla të dyshimta mjekësore ose spekulime nga më të ndryshme miqve dhe të afërmve, sepse ata besonin se ato janë të vërteta.

Por duket se mund të kemi kaluar kulmin e parë të dezinformimit viral të WhatsApp, me rrjetin në pronësi të Facebook duke thënë se ka parë një rënie prej 70% në mesazhet “shumë të përcjella” (foraward).

Këto janë saktësisht lloji i informacionit që përhapin dezinformata virale.

Ulja shpjegohet pjesërisht nga ndryshimet e bëra nga WhatsApp për të ndaluar shpërndarjen e mesazheve në më shumë se një grup bisedash në të njëjtën kohë.

(Kosova Sot Online)