Apple bën softuer të ri për hapje të iPhoneve pa “Face ID”, shkaku i koronavirusit

  • 02 May 2020 - 10:20
Apple bën softuer të ri për hapje të iPhoneve pa “Face ID”, shkaku i koronavirusit

Apple është duke testuar një version të ri të një softueri për iPhone që do t’u jepte mundësi përdoruesve të hapin telefonate e tyre pa “Face ID” përderisa mbajnë maska.

Deri tash, përdoruesit janë ankuar se kur përdorin maska ose po mbulojnë fytyrën për t’u mbrojtur nga koronavirusi po e kanë të pamundur të hapin telefonat me veçorinë “Face ID” për identifikim të fytyrës.

Kur fytyra e përdoruesit mbulohet, iPhone nuk është në gjendje të hapet, e më pas u jep mundësinë të shkruani fjalëkalimin.

Tani me lansimin e beta versionit të sistemit operativ iOS 13.5, përdoruesit mund të aktivizojnë fjalëkalimin pa pasur nevojë të durojnë vibrimin pasi që “Face ID” nuk njeh fytyrat.

Apple akoma s’ka bërë të ditur kur do të lansohet veçoria e re, por ky është hap për përmirësimin e problemeve të adresuara gjatë pandemisë së koronavirusit.

(Kosova Sot Online)