Samsung rinovoi linjën e saj të emrave këtë vit me formacionin Galaxy S

  • 08 May 2020 - 07:00
Samsung rinovoi linjën e saj të emrave këtë vit me formacionin Galaxy S

Çdo vit, ka disa modele të reja të telefonave për të cilët të gjithë emocionohemi – një prej tyre është Galaxy Note. Nga Note i parë që debutoi në vitin 2011 deri në Note 10 të vitit të kaluar, fabletët e famshëm të Samsung janë rregullisht disa nga më interesantet që shfaqen në treg.

Samsung rinovoi linjën e saj të emrave këtë vit me formacionin Galaxy S, duke shkuar nga S10 në S20. Ne po presim diçka të ngjashme për formacionin Note, që do të thotë që viti 2020 do të shohë lansimin e Galaxy Note 20.

Zakonisht, Samsung kishte nga një model të Note për çdo vit. Mirëpo, vitin e kaluar, megjithatë, Samsung doli me tre versione të Note – duke përfshirë Note 10, Note 10+ dhe Note 10+ 5G.

5G pritet të jetë një tipar thelbësor për Note 20, kështuqë nuk duhet të kemi një model specifik 5G siç kemi pasur vitin e kaluar. Kjo mund të nënkuptojë që në treg të debutojë vetëm një Note 20 dhe Note 20+. Por sërish Samsung mund të hedhë një model të tretë siç bëri me S20 dhe të përfshijë një model që do të quhej Note 20 Ultra.

Note gjithnjë mbështetet në procesorin më të ri të Qualcomm, që domethënë se Note 20 mund të vijë me Snapdragon 865. Fableti i ri pritet poashtu të vijë me 12GB RAM, dhe një variant tjetër më të avancuar që mund të ketë deri në 16GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme.

Pritjet janë që modeli i ri i Note 20 të lansohet gjatë muajit gusht, ndërsa çmimi i tij pritet të jetë i lartë, gjithsesi më shumë se 1000 dollarë, por për të cilin do të ofrohen disa nga specifikat më të mira në pajisjet mobile të momentit.

(Kosova Sot Online)