Zbulohen detajet dhe çmimet për iPhone 12, iPhone 12 Max, 12 Pro dhe 12 Pro Max

  • 14 May 2020 - 21:04
Zbulohen detajet dhe çmimet për iPhone 12, iPhone 12 Max, 12 Pro dhe 12 Pro Max

Detajet kryesore të iPhone 12 janë zbuluar.

Nëse janë të vërteta lajmet e fundit që kanë qarkulluar në internet, ne tani dimë pothuajse gjithçka për gamën e iPhone 12.

Lajmet e mëparshme na kanë treguar se do të marrim katër telefona të ndryshëm (në tre madhësi të ndryshme). Ne gjithashtu e dimë që ata do të mbështesin rrjetin 5G.

Të gjitha këto lajme që kanë qarkulluar në internet janë vërtetuar nga një postim i fundit nga ueb faqja T3.

Jon Prosser i FrontPageTech ka lëshuar një video që përmban një sasi të madhe informacionesh, duke përfshirë veçoritë për secilin lloj të smartphoneve të iPhone 12.

iPhone 12 ka një ekran prej 5.4 inch, RAM 4GB, 128GB dhe 256GB hapësirë ruajtëse dhe ka një çmim prej 600 eurove deri në  700.

iPhone 12 Max ka një ekran 6.1 inch, RAM 4GB, hapësirë ruajtëse 128GB dhe 256 GB dhe çmimi i tij sillet nga 700 euro deri në 800 euro.

iPhone 12 Pro, ekrani i tij është me një madhësi prej 6.1 inch, ekran OLED, RAM 6GB dhe hapësirë ruajtëse ka 128GB, 256GB dhe 512GB, dhe ka një çmim prej 930 euro, 1020 euro dhe 1200 euro.

Ndërsa iPhone 12 Pro Max ka një ekran prej 6.7 inch dhe ekran OLED, RAM 6GB, hapësirë ruajtëse 128GB, 256GB dhe 512GB, dhe ka një çmim prej 1020 euro, 1110 euro dhe 1300 euro. 

(Kosova Sot Online)