Publikohet dizajni i Volkswagenit SUV Coupe

  • 24 May 2020 - 08:56
Publikohet dizajni i Volkswagenit SUV Coupe

Volkswagen Tiguanit si duket do t'i shtohet edhe një version i ri gjatë kësaj vere, modeli Coupe.

Ky model besohet se do të quhet Tiguan X, por ende nuk dihet sigurt. Volkswagen me këtë model do të rivalizojë direkt Mercedes GLC Coupe si dhe BMW X6.

Sipas raportimeve të ueb faqeve automobilistike, ky SUV Coupe do të ofrohet fillimisht vetëm për tregun Kinezë ndërsa më vonë mund të ofrohet edhe në tregjet tjera botërore.

Përveç fotografive të tij, të rrjedhura online, detaje të tjera ende nuk janë zbuluar për këtë model.

(Kosova Sot Online)