Samsung Galaxy Note 20 pritet të prezantohet gjatë muajit gusht nëpërmjet internetit

  • 22 maj 2020 - 18:21
Samsung Galaxy Note 20 pritet të prezantohet gjatë muajit gusht nëpërmjet internetit

Galaxy Note 20 pritet të prezantohet gjatë muajit gusht, nëpërmjet një aktiviteti në internet, duke u bërë kështu produkti i parë që Samsung e sjellë në këtë formë dhe jo përmes një aktiviteti në botën reale.

Korea Herald raporton se Samsung ka zgjedhur këtë formë prezantimi, në mungesë të organizimeve të zakonshme, si pasojë e situatës me coronavirus.

Deri më tani, Samsung i la lansuar modelet Note gjatë verës, ku më shtatë korrik e prezantoi Note 10 dhe Note 10 +, në prani të qindra personave.

Mirëpo, organizime të tilla është e pamundur të zhvillohen si pasojë e mbylljeve shkaku i pandemisë, gjë që iu ka ndodhur edhe kompanive tjera, andaj prezantimet nëpërmjet internetit kanë mbetur mundësitë e vetme.

Përderisa nuk e ka konfirmuar lajmin, Samsung ka bërë të ditur se prezantimet përmes internetit janë mjaftë influencuese, ndërsa kanë në plan të bëjnë diçka të tillë.

Në të njëjtin aktivitet përmes internetit, Samsung mund ta prezantojë edhe Note 20 + si dhe pasardhësin e Galaxy Fold.

(Kosova Sot Online)