Xiaomi e ndal prodhimin e telefonave 4G, fokusohet në teknologjinë 6G

  • 30 maj 2020 - 09:29
 Xiaomi e ndal prodhimin e telefonave 4G, fokusohet në teknologjinë 6G

Drejtori ekzekutiv i gjigantit teknologjik kinez, Xiaomi ka bërë të ditur se kompania e tij do ta ndalë prodhimin e smartfonëve 4G për tregun kinez deri në fund të vitit. Xiaomi do ta fokusojë energjinë e vet në zhvillimin e internetit satelitor dhe teknologjisë 6G, ka zbuluar ai.

Megjithatë, qarkullimi i modeleve 4G në tregun ndërkombëtar, ashtu si edhe në Indi, do të vazhdojë. Në një intervistë të kryer nga Xinhua, Lei Jun, bashkëpronar dhe drejtor ekzekutiv i gjigantit teknologjik, i ka shpalosur planet për të ardhmen. Problemet me të cilat përballet kompania, shkaku i pandemisë, po ashtu janë trajtuar në këtë intervistë.

Xiaomi ka lansuar 5G, për revolucionarizimin e mënyrës se si përdoren smartfonët. Duke filluar prej lojërave e deri tek audiokonferencat, firma synon që t’i përhapë pajisjet e veta 5G në tregun botëror.

“Shkaku i ndikimit të epidemisë, promovimi i shtrirjes së 5G është ngadalësuar, por strategjia jonë nuk ka ndryshuar dhe ne do të vazhdojmë t’i shtyjmë përpara celularët 5G”, ka thënë Lei Jun në intervistë.

(Kosova Sot Online)