“Nissan” planifikon ta aktivizojë prodhimin në fabrikat amerikane

  • 01 June 2020 - 07:18
“Nissan” planifikon ta aktivizojë prodhimin në fabrikat  amerikane

Prodhuesi japonez i makinave “Nissan” planifikon përsëri ta aktivizojë prodhimin në fabrikat e tij amerikane duke filluar nga 1 qershori.

“Nissan” përsëri i hap uzinat për montim të automjeteve në Kanton, Misissipi, dhe makineritë për agregatët në Tenesi, ndërsa më pas më 8 qershor edhe uzinat për montimin e automjeteve, Smirna.

Shumica e industrisë amerikane të automjeteve filluan përsëri me punë pas mbylljes në mars për shkak të koronavirusit të ri, por me kapacitete të kufizuara.


(Kosova Sot Online)