Renault merr 5 miliardë euro kredi

  • 14 June 2020 - 17:20
Renault merr 5 miliardë euro kredi

Prodhuesi i njohur francez i veturave, Renault, e ka përmbyllur të mërkurën një marrëveshje për pesë miliardë euro kredi me qeverinë franceze, duke e përforcuar gjendjen financiare të kompanisë pas pandemisë së koronavirusit, që e ka dëmtuar rëndë industrinë e prodhimit të veturave.

Zyrtarët e kësaj kompanie thanë se në marrëveshjen për kredi është përfshirë garancia nga qeveria franceze për deri në 90 për qind të shumës së huazuar. Ndryshe, shteti francez i ka 15 për qind të aksioneve në Renalut, shkruan “Reuters.

Në marrëveshjen për dhënie të huas janë përfshirë bankat “BNP Paribas”, “Agricole”, “HSBC France”, “Natixis” dhe “SocGen”.

Ky prodhues njoftoi javën e kaluar se ka planifikuar t’i shuajë 15,000 vende pune në nivel botëror, përfshirë 4,600 në Francë, ku kompania do të kërkojë largime vullnetare dhe do të përdorë skema pensionale.

Njoftimi për shuarjen e vendeve të punës nxiti protesta të punëtorëve fundjavën e kaluar në disa fabrika, përfshirë fabrikën “Maubeuge” në veri të Francës.


(Kosova Sot Online)