Huawei P40 Pro + së shpejti në shitje edhe në Evropë

  • 11 June 2020 - 18:48
Huawei P40 Pro + së shpejti në shitje edhe në Evropë

Telefoni i fundit premium nga gjiganti kinez i teknologjisë, Huawei – P40 Pro +, përqendrimi i të cilit është tek kamera e pajisjes, më në fund do të arrijë në Evropë.

Telefoni u lansua zyrtarisht në mars dhe kohët e fundit doli edhe në shitje në tregun kinez.

Kompania kineze njoftoi se telefoni do të jetë në dispozicion për konsumatorët e saj në Evropë nga data 25 qershor, me një çmim prej 1399 eurove.

Me këtë çmim, ju merrni një telefon me kamerat mbase më të mirat në treg dhe opsionin e vetëm me zmadhim të vërtetë optik me 10x.

Porositë për Huawei P40 Pro + tashmë kanë filluar, mirëpo mbetet të shihet se sa sukses do të ketë ky model në Evropë, kur dihet se për çmimin e ofruar konkurrentët e saj në treg janë shumë të fuqishëm.

(Kosova Sot Online)