Lotus vetura elektrike 2.7 milionë euro

  • 18 June 2020 - 07:52
Lotus vetura elektrike 2.7 milionë euro

Kompania Lotus është duke kaluar nëpër ndryshimet më të mëdha në historinë e saj 72-vjeçare dhe do të përqëndrohet në zhvillimin e veturave sportive elektrike.

Lotus ka qënë nën kompaninë kineze të prodhimit të veturave Geely që nga viti 2017, dhe tashmë ka prodhuar veturën elektrike Evija Hypercar. Sidoqoftë, kjo është një veturë e cila do të kushton përmbi 2,7 milionë euro dhe do të ndërtohen vetëm 130 vetura. Por tani krerët e kësaj kompanie kanë thënë se vetura e tyre sportive që do të prodhohet vitin e ardhshëm, do të jetë i fundit i cili punon me naftë.

Drejtori i kësaj kompanie Phil Popham ka thënë se gjenerata e ardhme e veturave sportive do të tejkalojnë teknologjinë hibride dhe do të bëhen tërësisht elektrikë. Duke folur për Auto Express, Popham ka thënë: “Besojmë në të ardhmen e veturave me bateri, dhe këtë dëshirojmë të ofrojmë në të ardhmen”.

“Teknologjia e veturave elektrike i përshtatet mire veturave tona sportive, për shkak peshës, dizajnit dhe fleksibilitetit të dinamikës. Për neve, rryma është teknologjia më e mira për veturat sportive”, ka shtuar ai.

Gjenerata e re e veturave sportive elektrike të Lotus pritet të arrijë në fund të vitit 2022.

Teknologjia hibride shihet nga shumica e prodhuesve të veturave si urë për të kaluar në vetura plotësisht elektrike. Sidoqoftë, pikëpamja e Lotus është ndryshe nga tjerët, ngase kjo kompani beson se teknologjia hibride nuk është e përshtatshme për veturat sportive. “Një nga sfidat e veturave hibride është se duhen vendosur motori me bateri, dhe pastaj motori elektrik, që është kundër filozofisë së veturave sportive. Veturat sportive duhet të mminimizojnë peshën për të pasur dinamikën e duhur”, ka thënë Popham.

Një sistem i plotë elektrik, sipas Popham, lejon liri më të madhe kur vjen puna te dizajni dhe fuqia fizike. Pesha është e vogël dhe bateritë janë fleksibile, duke mundësuar shpërndarjen e peshës për të arritur dinamikë dhe fleksibilitet më të mirë.

(Kosova Sot Online)