Lamborghini nuk do të zbulojë më modelet e reja në panaire

  • 19 June 2020 - 08:07
Lamborghini nuk do të zbulojë më modelet e reja në panaire

Prodhuesi i super veturave italiane në vend të kësaj, do të fokusohet në ngjarje më të vogla me të ftuar ekskluziv për të prezantuar produktet e reja te konsumatorët potencial.

“Ne kemi vendosur që ti braktisim panairet e veturave sepse ne besojmë që të pasurit një lidhje të afërt me konsumatorët tanë është çelësi dhe panairet e veturave nuk përshtaten më me filozofinë tonë”, ka thënë shefja i marketingut të Lamborghinit, Katia Bassi.

Ajo ka thënë se konsumatorët e kompanisë dëshirojnë ta ndjejnë se kanë një lidhje direkt me kompaninë dhe veturën.

(Kosova Sot Online)