Mercedes-AMG GT 63 S vjen me risi

  • A.P /
  • 22 qershor 2020 - 07:52
Mercedes-AMG GT 63 S vjen me risi

Kompania e njohur gjermane e cila merre me modifikimin e veturave, G-Power, vazhdon ta pasurojë ofertën e vet duke përforcuar modelet e Mercedesit. Kësaj radhe, kompania njofton se ka gati ofertën për modelin AMG GT 63 S 4-Door në version Coupe.

Ky model, në version standard ka kapacitet prej 640 kuajfuqi ndërsa G-Power ofron tri paketa për përforcimin e tij.

Paketa bazë quhet “GP-700” dhe përfshin përforcimin në 700 kuajfuqi, ndërsa çmimi i saj është 2,495 euro, transmeton KOHA. Pas kësaj, është paketa “GP-750” që përfshinë përforcim në 750 kuajfuqi dhe çmimi i saj është 2,995 euro, si dhe paketa e tretë është “GP-800” e cila e bën këtë AMG GT 63 S 4-Door në version Coupe me kapacitet prej 800 kuajfuqi ndërsa çmimi i kësaj pakete është 3,595 euro.

+ 8

Sa i përket të dhënave për përshpejtimin e këtij modeli, G-Power nuk i ka zbuluar.

Gjithashtu, në paketë do të jenë në dispozicion edhe rrotat “Hurricane RR” prej 20 dhe 21-inç me çmim prej 7,950 përkatësisht 8,950 euro, si dhe sistemi sportiv i shkarkimit të gazrave nga çeliku me çmim prej 4,850 euro.

(Kosova Sot Online)