Shumë shpejt, edhe unaza mund të ndihmojë për të luftuar koronavirusin

  • E.K /
  • 23 qershor 2020 - 18:54
 Shumë shpejt, edhe unaza mund të ndihmojë për të luftuar koronavirusin

Po, por nuk është një unazë e zakonshme. NBA do të vendosë një unazë.

Një komponent thelbësor i planit të rifillimit, miratuar nga Shoqata e Lojtarëve, përqendrohet në mbajtjen e stafit dhe lojtarëve të 22 skuadrave të shëndetshëm brenda “flluskës” së kompleksit “Disney Wide World of Sports”, në Orlando.

Të gjithë lojtarëve dhe stafit të NBA do t’u jepet mundësia të mbajnë një unazë smart prej titaniumi të lehtë, krijuar nga komania finlandeze Oura.

Kjo e fundit do të monitorojë disa parametra të lojtarëve; si rrahjet e zemrës, frymëmarrjen, dhe temperaturën e trupit.

Të dhënat e mbledhura nga sensorët e saj do të futen në një algoritëm, i cili sipas kompanisë mund të parashikojë fillimin e simptomave të koronavirusit deri në 3 ditë më parë me rreth 90% saktësi.

Të dhënat e unazës do të analizohen nga Universiteti i Miçiganit për të krijuar një indeks të rrezikut të sëmundjes.

Pjesëmarrësit do të kenë qasje në të dhënat e tyre, të cilat nuk do të bëhen të publike përveç nëse rezultati i mundësisë së sëmundjes së këtij lojtari ose anëtari të stafit arrin një nivel të caktuar.

(Kosova Sot Online)