Toyota RAV4 mban kostumin e Suzukit

  • A.P /
  • 06 July 2020 - 07:50
Toyota RAV4 mban kostumin e Suzukit

Ose, të jemi më të saktë, është Suzuki Across, modeli i parë si prodhim i marrëveshjes në mes të dy prodhuesve japonezë për të bashkuar pjesët në një veturë të vetme, shkruan Car and Driver.

Pos stilit të përbashkët, kjo veturë ka edhe motorin i cili është një hibrid RAV4, që i ka bërë bashkë motorin prej 2.5 litrave me motorë elektrik për një rezultat maksimal prej 180bhp dhe me bateri e cila shkon deri 75km. Ka hapësirë brenda për tërë familjen dhe është mjaft ekonomike.

Pra si përfundim, vlen të thuhet që të dy prodhuesit kanë krijuar një veturë me të vërtetë praktike duke i bashkuar pjesët më të mira të modeleve të tyre për të krijuar një veturë e cila është e bukur në pamje, ekonomike, hibride, dhe e rehatshme për tu vozitur për tërë familjen.

(Kosova Sot Online)