Skoda prezanton Octavia RS iV

  • A.P /
  • 08 July 2020 - 08:07
Skoda prezanton Octavia RS iV

Prodhuesi çek i njohur i automjeteve, Skoda, gjatë këtij viti ka prezantuar modeli e ri sportiv Octavia RS iV me motor plug-in hibrid me kapacitet në total prej 245 kuajfuqi. Ky është modeli i parë RS elektrik i këtij prodhuesi.

Ndërsa tani, çekët kanë përgatitur gjeneratën e re të Octavia RS me motor benzinë dhe naftë, përsëri në version Liftback dhe Combi.

Octavia RS i ri me motor benzinë 2.0-litër TSI është me kapacitet prej 245 kuajfuqi dhe në kombinim me marshin manual me 6 shpejtësi ose atë automatik DSG me 7 shpejtësi. Po ashtu, ky RS i ri shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 6,7 sekonda ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar deri në 250 km/h.

(Kosova Sot Online)