BMW prezanton SUV-in elektrik iX3

  • A.P /
  • 16 July 2020 - 08:07
BMW prezanton SUV-in elektrik iX3

BMW, pas shumë vitesh të testimeve, ka zbuluar versionin final të modelit elektrik iX3, i cili fillimisht u zbuluar si model koncept në 2018-ën.

BMW iX3 ka një motor elektrik i cili dërgon fuçinë e tij vetëm në rrotat e pasme e që prodhon 282 kuajfuqi (210 kilowatts)

SUV-i elektrik i BMW-së, iX3 shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 6.8 sekonda ndërsa atë maksimale, të limituar në mënyrë elektronike në 180km/orë.

Me një mbushje të vetme të baterive me kapacitet 80-kWh ky SUV mund të përshkojë 460 kilometra rrugë.

Ky BMW elektrik mbështetë edhe mbushësin 150-kw, që do të thotë se bateritë e tij mund të mbushen deri në 80 përqind për vetëm 34 minuta.

Sipas përllogaritjeve të BMW-së, me vetëm 10 minuta të mbushjes së baterive, iX3-shi mund të përshkojë 100 kilometra rrugë.

(Kosova Sot Online)