Arrin iPhone special për hakerat, por me siguri nuk mund ta merrni ju

  • E.K /
  • 24 korrik 2020 - 08:58
Arrin iPhone special për hakerat, por me siguri nuk mund ta merrni ju

Siç u premtua për herë të parë vitin e kaluar, Apple tani ka një lloj të veçantë iPhone që është krijuar posaçërisht për hakerat – një model që shumica e njerëzve që e lexojnë këtë artikull nuk do të mund ta marrin.

iPhone ofrohet nën një program sigurie që synon të ndihmojë Apple përfundimisht të mbrojë përdoruesit e tij.

Apple i referohet këtij produkti si një pajisje kërkimore për siguri (SRD), duke sqaruar se ky model vepron kryesisht si një iPhone standard, shkruan SlashGear.

Apple tregon se si dhe kur mund të përdoren këto pajisje – studiuesit e autorizuar të sigurisë nuk mund t’i mbajnë ato si pajisje të tyre të përditshme dhe as t’i përdorin ato për detyra personale.

Vetëm hulumtuesit e autorizuar lejohen të hyjnë në këta iPhone specialë, të cilat kërkohet të qëndrojnë në ambientet e studiuesit ‘në çdo kohë’, thuhet në njoftimin e kompanisë,

(Kosova Sot Online)