Polestar 2 është vetura më e re elektrike

  • A.P /
  • 05 August 2020 - 15:43
Polestar 2 është vetura më e re elektrike

Polestar 2 është vetura e re elektrike në treg nga një kompani e re, për të cilën kemi dëgjuar shumë pak deri tash. Polestar dikur i bënte veturat garuese të Volvo-s, por tani është pavarësuar për ndërtimin e veturave elektrike dhe bashkëpunon edhe me Volvo dhe me kompanisë kineze Geely.

Veturat prodhohen në Kinë dhe shiten në tërë botën.

Çmimet e një veture të tillë shkojnë diku rreth 55.500 euro. Ka një bateri prej 18 kWh dhe 2 motorë elektrikë, në boshtin e përparmë dhe të prapmë. Ka peshë prej 2.1 tonë, 400 kuaj fuqi dhe është shumë e shpejtë, shkruan Tope Gear të hënën.

Kjo veturë elektrike gjithashtu është pak më e ngritur, edhe pse nuk është një SUV.

I paraqitur si koncept i Volvo-s para disa viteve, Polestar 2 e përdorë lartësinë jo vetëm për pamje më të mirë nga brenda, por gjithashtu që të mbajë baterinë e cila ftohet me ujë përfundi ulëseve, gjë që i mundëson të ecën me një mbushje deri në 470 kilometra.

Pavarësisht peshës, ka 487 kuaj fuqi në të katër rrotat dhe mbërrin shpejtësinë prej 100 km\h për 4.7 sekonda. Shpejtësinë maksimale e 200 km\h.

Vozitet shumë lehtë dhe manovrohet me lehtësi nëpër qytet, por edhe nëpër rrugë me gropa.

Edhe pse ndezët pa çelës, por me një çip të plastikës, vetura menjëherë është e gatshme për nisje. Në fund të vozitjes e vendosni në gjendjen “PARK” dhe vetura ndalet vetë.

Motori nuk dëgjohet kur jeni në shpejtësi, do të ndjeni vetëm ajrin që prek retrovizorët. Natyrisht, vetura është e pajisur me kamera dhe sensorë, timoni është tepër i lehtë për t’u manovruar, vozitja ka disa lloje të paraprogramuara varësisht prej terrenit, dhe kjo veturë është e përkryer për komfor dhe rrugë të gjata. Pra mund të themi se është një konkurrent shumë i madh për veturat e Teslas, sidomos për çmimin që ka.

(Kosova Sot Online)