Samsungu zyrtarisht ka shpalosur telefonin e ri që paloset

  • A.P /
  • 07 August 2020 - 15:58
Samsungu zyrtarisht ka shpalosur telefonin e ri që paloset

Samsungu zyrtarisht ka shpalosur telefonin e ri që paloset, Galaxy Z Fold 2. Është pasuesi i telefonit të vitit të shkuar Galaxy Fold, dhe vjen me sistem të ri kamerash, ekran më të madh që i japin modelit të ri elegancë.

Galaxy Z Fold 2 në ekranin e jashtëm ka madhësi 6.2-inç, duke e bërë kështu më lehtë të përdorshëm pa pasur nevojë të paloset për ekran edhe më të madh. Ekrani kryesor është 7.6-inç.

Sa i përket specifikave kryesore, Fold 2 ka procesor të fuqishëm Qualcomm Snapdragon 865 Plus.

Ekrani i tij përbëhet nga xhami tejet i hollë. Edhe telefoni i ri është më i hollë se i kaluari. Ai tani është më lehtë i bartshëm në xhep.

Pikëpyetja kryesore për telefonin e ri është se sa i qëndrueshëm do të jetë. Pajisja e parë, ajo origjinale, ishte shtyrë për disa muaj pasi telefoni me çmim gati 2000 dollarë dështoi me panelet e mbuluara nga plastika. Ende ekzistojnë raportime se ekrani është tejet i ndjeshëm kur bëhet fjalë për pluhur dhe për presion të shtuar.

Galaxy Z Fold 2 nuk dihet se kur do të lansohet apo sa do të kushtojë kur të vijë. Megjithatë, kompania ka premtuar se do të japë më shumë informata në një ngjarje të re më 1 shtator, kur edhe do të nisin paraporositë.

Në ngjarjen e sotme “Unpacked”, Samsungu lansoi edhe disa pajisje të tjera.


(Kosova Sot Online)