Ky Fiat ‘i djegur’ është shitur për hiq më pak se rreth 20 mijë euro

  • E.K /
  • 01 June 2022 - 08:42
Ky Fiat ‘i djegur’ është shitur për hiq më pak se rreth 20 mijë euro

Fiat Dino ishte “gjysma e dytë e historisë së motorit Dino V6” dhe për shumë është një nga automjetet më të bukura të krijuara ndonjëherë.

Sipas mediave të huaja, Dino u prodhua si një partneritet midis dy gjigantëve italianë, Fiat dhe Ferrari.

Ferrari kishte dashur të prezantonte një makinë më të vogël sportive me një motor V6 dhe përdori Fiat për të prodhuar motorin për ta.

Në këmbim të ndërtimit të motorit, përfundimi i marrëveshjes nga Fiat e lejoi atë të prodhonte një makinë sportive me motor të përparmë.

Dhe ky më poshtë është një nga Fiat Dino me një motor 2.0 litra, duke e bërë atë më të rrallë se modelet e mëvonshme me një motor më të madh.

Me vetëm 108,917 kilometra, kjo veturë sportive u shit në një ankand për rreth 20,000 euro.

Ky Dino i veçantë i vitit 1968 u largua nga qarkullimi në vitin 1977, pasi me sa duket kishte pësuar një djegie. 

(Kosova Sot Online)