Shenjat kryesore se keni të bëni me një të pabesë

  • 24 October 2017 - 09:10
Shenjat kryesore se keni të bëni me një të pabesë

Për fat të keq, ka djem që nuk mund t'u besohet dhe ekzistojnë shenja për këtë

AI ËSHTË I PAQARTË

Një nga shenjat më të mëdha se nuk mund t'i besoni është kur nuk është i qartë. Kur e pyetni se çfarë e ka ndërmend të bëjë për fundjavë, apo se çfarë ka bërë natën e kaluar, shpejt e komenton dhe e mbyll çështjen, duke dhënë shumë pak informacione dhe e ndryshon temën sa më shpejt që të jetë e mundur. Të jetë i paqartë është fakti se po fsheh diçka.

E MBRON VETEN

Edhe nëse nuk shkoni tek ai, por ia shtroni ndonjë pyetje për faktin se thjesht jeni kureshtare dhe ai më pas fillon ta mbrojë veten. Madje edhe mund të zemërohet për këtë fakt. Përse do ta bënte një gjë të tillë nëse nuk ka ndonjë fshehtësi nga ju?

 NUK JU PËRFSHIN PLOTËSISHT

Dëshiron t'ju mbajë ndaras nga jeta e tije. Nuk i pëlqen ideja që t'ju njoftojë me miqtë e tij apo me familjen. Disa djem më me dëshirë e kalojnë kohën me gjëra të tilla dhe për ta kjo është krejt në rregull, duhet ta pyesni veten përse.

NUK I PËLQEN TË FLASË PËR VETEN

Atij i pëlqen ta mbajë bisedën të përqendruar tek ju dhe nëse bëni një hap prapa dhe mendoni, mundet t'ju shkojë mendja se ai i di të gjitha derisa ju nuk dini gjë për të. Në këtë rast, nuk jeni në gjendje t'i besoni.

(Kosova Sot)