“Burri më përdor vetëm për marrëdhënie pasi më la, por kam në dorë provën shkatërruese”

  • 25 October 2017 - 13:56
“Burri më përdor vetëm për marrëdhënie pasi më la, por kam në dorë provën shkatërruese”

Një grua me dy fëmijë, po kalon një situatë shumë të vështirë dhe të sikletshme me ish-bashkëshortin e saj.

Prej gjashtë muajsh ai e ka lënë për një vajzë shumë vite më të re se veten, por tani ai kthehet në shtëpi vetëm për të bërë seks me ish-gruan. Ja çfarë i ka rrëfyer ajo psikologes së “The Sun”.

Image

Letra e gruas

“Burri im më la për një vajzë 23 vjeçe, ndërkohë që ai është 42 dhe unë jam 39. Ne kemi dy vajza nga martesa jonë, por prej gjashtë muajsh ai na ka braktisur.

Këtë vajzën e njohu në punë, dhe ajo e dinte që në fillim që ishte i martuar dhe me fëmijë. Tani ata janë të lidhur por nuk jetojnë bashkë. Këto gjashtë muaj për mua dhe vajzat e mija kanë qenë shumë të vështira. Vajzat e mija tani e urrejnë dhe nuk duan ta shohin, edhe pse unë nuk u kam folur keq për të.

Por ajo që po ndodh kohët e fundit më ka futur në dilemë. Im shoq vjen thuajse çdo katër ditë, gjatë orarit të drekës kur vajzat janë në punë, dhe ne bëjmë seks fantastik.

Tani ai po tradhton vajzën me të cilën më tradhtoi mua. Nuk e di çfarë të mendoj. I ka ruajtur të gjitha mesazhet seksuale që ai më ka dërguar madje edhe foto kur kemi qenë në shtrat të dy, dhe kam menduar që këto t’ia tregoj asaj. Por ka frikë se po i tregova asaj mund të mërzis burrin dhe ai më largohet përgjithmonë. Çfarë duhet të bëj?”

Përgjigjja e psikologes

“Është një situatë e vështirë, padyshim. Por nëse ju keni dy vajza që ju bashkojnë, keni një kimi të mirë në shtrat, atëherë do ishte mirë që të flisnit dhe t’i peshonit edhe një herë gjërat se ndoshta martesa juaja mund të shpëtojë.

Ulu dhe fol gjatë e gjerë me tët shoq dhe tregoi se çfarë ndjen për të, ndoshta edhe ai është penduar që është larguar”.”Burri më përdor për seks pasi më la, por kam në dorë provën shkatërruese”

(Kosova Sot)