A ekziston xhentilesa ? Lexo dhe kupto nëse je xhentëlmen

  • 30 October 2017 - 13:55
A ekziston xhentilesa ? Lexo dhe kupto nëse je xhentëlmen

Ndonjëherë vajzat moderne besojnë se xhentilesa ekziston vetëm në libra apo filma. Cilat janë tiparet që ju bëjnë të tillë ?

Por ato duan të sigurohen se nuk është kjo e vërtetë. Në fakt, ende ka xhentëlmenë të vërtetë në botën tonë!

Prandaj, më poshtë i sjellim disa këshilla për meshkuj, të cilat do ta bindin atë se jeni vërtet xhentëlmen:

Hapja e derës

Një mashkull i cili nuk është aq dembel sa të përtojë të del nga vetura dhe ta hap derën e veturës për zonjën e tij, sigurisht se është i vëmendshëm dhe ka sjellje të mira. Është e rëndësishme për atë të dijë se zonja e tij ndihet e sigurt dhe komode. Çdo vajze i pëlqen ky gjest, pavarësisht se mund të duket i parëndësishëm në fillim.

Ruajtja e copës së fundit të ushqimit

Çdo njeri e din se rruga për të shkuar te zemra e një personi, është përmes stomakut të tij. Pavarësisht se sa budallaqe mund t’ju duket kjo, nëse një mashkull e ruan copën e fundit të ushqimit të tij për një grua, kjo do të thotë se ai vërtet kujdeset për të dhe e do me tërë qenien.

Shpenzon shumë kohë me familjen

Nëse një mashkull është vërtet i interesuar në fotografitë tua kur keni qenë bebe, dhe i interesuar për historitë tuaja qesharake me vëllezërit e motrat, si dhe vendos të shpenzojë kohë me prindërit tuaj në vend se të luaj futboll me miqtë, atëherë padyshim se është “fati i jetës”. Edhe gjestet e mira dhe të vogla ndaj familjes tuaj, tregojnë se ai ju vlerëson lart.

Prezantimi me miqtë e tij

Një xhentëlmen i vërtetë e din se nëse nuk e prezanton zonjën e tij kur e takon një mik në rrugë, ajo do të ndihet e padëshiruar. Prandaj, një mashkull i vëmendshëm nuk e lejon të ndodhë një situatë të tillë.

Xhentëlmeni i vërtetë e puthë partneren në ballë

Nëse një mashkull i shprehë ndjenjat e tij duke e puthur vazhdimisht në ballë partneren, atëherë kjo do të thotë se ai është vërtetë i lidhur emocionalisht me të.

(Kosova Sot)